Karriera

Besa Petriti: “Ja kauzat tona”

besa

Kur vjen puna tek e ardhmja e të rinjve, të vendit të saj, ajo është gati të vërë në funksion çdo formë organizimi qytetar që sjell ndryshimin e dëshiruar. Energjia nuk mungon, sa herë që nismave të tyre i bashkohen njerëz të rinj, që besojnë tek kauzat e tyre. Besa Petriti që profesion të parin të saj ka atë të juristes, edhe në pozicionin e nënkryetares së Forumit Rinor Demokrat është një prej aktivisteve më të njohura në kryeqytet. “Kur shikon që njerëzit besojnë tek ty, tek nismat dhe kauzat e tua, ky është një faktor jetik. Së fundmi, angazhimi tek çadra, vendi i lirisë së fjalës, lirisë së veprimit, bën që idetë aty të lindin spontanisht. Atje kushdo që dëshiron të shprehet merr mikrofonin. Të drejtë të cilën nuk e ushtrojnë dot në një të njëjtën kohë kur njerëzit janë të shtypur”, thotë Petriti.

Të tjera