Kuzhina

Receta nga Artur Restorant & Piceri

Antipaste-e-ftohte

Nëse preferoni që fundjavave tuaja t’i jepni një tjetër dimension, përmes shijes unike dhe pjatave të gatuara me mjeshtëri nga shefi i kuzhinës së restorantit Artur, që ndodhet në zemër të qytetit bregdetar të Durrësit, në një nga pikat më strategjike të tij, atëherë keni bërë zgjedhjen e duhur. Në Elegance, në këndin e kulinarisë, këtë muaj vjen një menu e plotë e përgatitur nga mjeshtri i kuzhinës së këtij restoranti. Ju bëftë mirë!

Antipastë e ftohtë

Përbërësit:
50 gr skampi
70 gr karkalec
100 gr fileto levreku
100 gr fileto salmoni
70 gr ostrike
50 gr vongole
Sushi për shoqërim (me përbërësit e produkteve të mësipërme)
Lëng limoni i freskët, piper i ëmbël, vaj ulliri, majdanoz

Përgatitja:
Të gjithë produktet e detit pasi kalohen në pajisjen abatitore (temperatura e saj shkon deri në 40 gradë celcius dhe  mundëson respektimin e standarteve të higjenës dhe luan rolin thelbësor në përgatitjen e krudove) i marinojmë me lëng limoni, kripë, piper, majdanoz dhe janë gati për servirje.

Të tjera