Udhëtimet

Udhëtim me shije!

Firence,-Itali

E imagjinoni t’i hipni avionit dhe të ndërmerrni një aventurë të rrallë, që në fokus të saj ka shijen e mirë të ushqimeve, gatimeve tradicionale, erëzave dhe pijeve të ndryshme. Ecja nëpër vreshta, pemishte, në gjurmim të vazhdueshëm të shijes unike dhe ushqimeve autentike, do e bëjnë këtë eksperiencë të paharrueshme për ju.

Firence, Itali
Një nga dyqanet më të mira në këtë qytet, ku mund të gjeni vaj ekstra të virgjër, që prodhohet në krahinat dhe periferitë e Firencës, është “La torre”! Shumëllojshmëri vajrash ulliri, që mund t’i përdorni në sallata, gatim, etj, i gjeni pikërisht këtu. Ndërkohë, që vet Firence njihet për vajin cilësor që e shijoni në çdo gatim që konsumoni në restorante apo shtëpi. Gjatë këtij udhëtimi tuaj në Firence, thuajse në çdo restorant do të provoni gatime me tartufin më të shijshëm në Evropë, shija e të cilit do ju mbetet gjatë në mendje, si edhe asparagun që gjendet thuajse në çdo gatim të zonës.

Të tjera