Kuzhina

Shija e pestë në Umami

krudo-me-levrek

Në restorantin më të ri në kryeqytet, do të zbuloni shijen e vërtetë të ushqimit! Gatime dhe specialitete të realizuara me aq mjeshtëri nga shef Renato Mekolli, me gjasë që do ju shtojnë dëshirën e rikthimit aty. Shijojeni edhe ju përmes këtyre recetave interesante të sugjeruara për të gjitha amvisat !

Krudo me levrek

Përbërësit:
2 levrek
1 karotë e prerë në rripa
1 kastravec
1 limon
1 qepë e njomë
Vaj ulliri
Kripë
Piper

Përgatitja:
Presim levrekun në copa të gjata. E marinojmë me perimet së bashku me të gjithë përbërësit e tjerë. Në fund e dekorojmë bukur në një pjatë të madhe.

Të tjera