Udhëtimet

Tenerife Spanjë: Plazh, rërë dhe diell

Tenerife,-Spanje

Çfarë të vizitoni: Ishulli Tenerife është i formësuar nga peizazhe surreale, të pikturuara me ngjyrat e llavës së vullkanit në malin më të lartë të Spanjës. Ndër kënaqësitë më të zakonshme, për çdo turist të huaj që zgjedh të pushojë në këtë vend, është qyteti që në vetvete është një shkrirje e kulturave të ndryshme çka i jep atij një karakter kozmopolit. Ky ishull ofron pamje panoramike mbresëlënëse, ndërkohë që pret mbi 10 milionë vizitorë në vit. Tenerife është një nga ato destinacione popullore dhe të preferuara sidomos gjatë festave të Pashkëve Katolike, por gjithsesi mbetet një atraksion absolut në çdo periudhë të vitit. Në këtë ishull gjendet edhe maja më e lartë e Spanjës, Pico del Teide. I lartë 3,718 metra, ky mal vullkanik dhe e gjithë hapësira përreth formojnë një nga parqet natyrore më të mëdha të Spanjës. Aksesi ditor nëpër këto pika strategjike për turistët është përmes Puerto de la Cruz dhe Playa de las Americas. Dhe këto pjesë të ishullit janë më idealet për turistët pasi janë të mbushura me restorante dhe klube nate. Duket sikur ishulli Tenerife është i ndërtuar posaçërisht për turistët, pasi në këtë vend çdokush mund të gjej veten në forma të ndryshme argëtimi. Pjesa jugore e ishullit është vendi i përsosur për pushim të qetë. Këtu vendasit ju përshëndesin jo vetëm në spanjisht dhe anglisht, por edhe në gjermanisht dhe italisht. Plazhet me rërë të bardhë për shkak të importimit të saj nga shkretëtira e Saharasë, ujërat e kaltra, plazhet e mrekullueshme ofrojnë për çdo turist një harmoni të plotë më natyrën, plazhin dhe relaksin e dëshiruar.

Të tjera