Ikonë Elegance

Gentiana Ramadani: “Kam mall për dikë”!

IMG-20170319-WA0014

Ku ndodheni tani dhe me çfarë po merreni?
Momentalisht jetoj në Austri, Vjenë. Aty ndjek studimet e mia të doktoraturës ku dhe drejtoj qendrën për zhvillim dhe integrim evropian duke punuar për projekte në realizim të dokumentarëve për çështje social-kulturore.

Cili është vendimi më i mirë që keni marrë ndonjëherë?
Vendimi për t’u larguar nga Shqipëria e për të bërë këtë që po bëj (pa harruar asnjë moment se një pasaportë a dokument qëndrimi në një vend tjetër nuk ta ndryshon himnin kombëtar, por ndoshta veç pak natyrën e njeriut).

Kur e ndjeni veten më të lumtur?
Kam raport shumë të mirë me lumturinë. Por, momenti kur unë jam në majë të saj, është kur shoh vajzat e mia që janë të lumtura. Ato janë për mua himn i gëzimit. Por, edhe kur shpesh pasditeve i kam mësuar të kërcejnë me mua nën melodinë e jazzit. Në këto pasdite ne na nderet një buzëqeshje shumë e bukur. Them se kur të rriten do mbajnë mend se lumturia e bën jetën e jo e kundërta.

Kur e ndjeni veten të trishtuar?
Kur kam mall për dikë…

Çfarë nuk do kishit hedhur kurrë poshtë?
Atë që krijova në një moshë kur nuk e dija krejt mirë çfarë po krijoja: familjen.

Kë doni më shumë?
Unë dua shumë njerëz! Thjesht nuk jam e zonja të mendoj me zë…por vajzat janë piedestali.

Cila është ajo gjë për të cilën do të thoshit: nuk do ta bëj kurrë?
Të lëndoj dikë qëllimisht.

Cili është mëkati më i madh për ju?
Nëse është e vërtetë se dëshira është po aq mëkatare sa edhe vetë veprimi, them se kam lindur mëkatare. Të vetmin mëkat që se bëj, është kotësia në jetë.

Të tjera