Karriera

Radmilo Vlacic: “Sezon i ri, objektiva të reja”

Radmilo-Vlacic

Të qenit lider në një kompani që rezulton të jetë histori suksesi ndërkombëtar dhe shqiptar, nuk është vetëm privilegj, por edhe sfidë e përditshme mes objektivash dhe pritshmërish të reja.  Për çdo drejtues, fillimi i sezonit të ri, siç konsiderohet edhe muaji Shtator, nis edhe me një plan të mirëmenduar strategjish, i shtrirë në sferën e biznesit, atë të marketingut, shitjeve, etj. “Detyra ime është të ndërtoj një kompani që është e qëndrueshme për një periudhë të gjatë kohore dhe e aftë për të zbatuar në mënyrë profesionale të gjitha strategjitë e biznesit. Meqenëse ne vazhdimisht duhet të kalibrojmë dhe përshtatim strategjitë ekzistuese, si dhe të mendojmë për nismat dhe qasjet e reja, nuk ka shumë dallim se cila pjesë e vitit është.  Philip Morris është kompania më e madhe e cigareve në Shqipëri me rreth 41% të  tregut të ligjshëm të duhanit. Arritja e këtyre rezultateve mahnitëse është jashtëzakonisht e vështirë. Të qenurit lider i tregut dhe rritja nga atje është edhe më e vështirë, por ky është gjithmonë objektivi ynë kryesor”, thekson Vlacic.

Të tjera