Kuzhina

Giorgio Qiqi: Shefi i Jahteve. Restorant – La Vita e Bella

DSC_1136

Aventura e tij me artin e kulinarisë fillon më shumë se dy dekada më parë, kur në shtetin fqinj Italian, shef Giorgio Qiqi, do të niste këtë eksperiencë që sot është kthyer në një ëndërr të bërë realitet me restorantin e tij “La Vita e Bella”. Shef Giorgio ka shërbyer me mjeshtëri në restorantet me në zë italiane dhe ka një eksperiencë shumë të gjatë në yacht-et më të famshme në botë, ku edhe ka marrë dy çmime të para në vitin 2003 dhe 2006, për shijen dhe delikatesën në artin e kuzhinës. Sot, me restorantin e tij “La Vita e Bella’, ai sjell gatime nga më interesantet me bazë peshku dhe për të mos harruar edhe kantinën e pasur të verërave që i abinohet aq mirë peshkut. “La Vita e Bella”, ka fituar gjithashtu edhe certifikatën “Ospitalita Italiana”, një çmim shumë i rëndësishëm për restoracionin.

Të tjera