Interior

Salt i kripur me stil!

ALB_3090

Dëshira për të shijuar hapsira ku kombinohen më së miri stili, ngjyrat, ndriçimi dhe shërbimi i mirë, janë disa nga arsyet përse zgjedhim të frekuentojmë një vend apo tjetrin. Propozimi ynë për muajin shkurt është pikërisht një ndër ambientet më të këndshme në Tiranë, që është rikonstruktuar së fundmi për të ndryshuar rrënjësisht stilin. Po flasim për “Salt”, emri i të cilit në gjuhën shqipe do të thotë ‘kripë’, si për të treguar se gjithçka merr një tjetër shije kur i hedh dozën e duhur të kripës. Sigurisht, koncepti mbi të cilin është ngritur Salt ka të bëjë pikë së pari me gastronominë, restoracioni dhe më pas orët e aperitivit të pasdites janë qëllimi kryesor, por ne jemi ndalur në një këndvështrim tjetër, atë të arredimit dhe shfrytëzimit plot stil të hapsirave. Salt është një tjetër projekt i studios së projektimit dhe arkitekturës “Interior Design Archimed S.P.S”.

Të tjera