ABONOHU | IDENTIFIKOHU | | LEXO REVISTEN                Na ndiqni në:  
   

                               

Karkaleca në tavë nga Eco Market


Këtë numër Elegance sugjeron përmes produkteve të shëndetshme të Eco Market receta të cilat mund të realizohen sa hap e mbyll sytë në shtëpi. Ideale për drekat familjare, por edhe të freskëta për ditët e nxehta që sa vijnë edhe shtohen.

Përbërësit: 

-          1 kg karkaleca

-          300 gr djathë feta

-          1 kuti salce domate të prerë në kubike

-          1 kuti salce domate e lëngshme

-          1 filxhan vaj ulliri

-          1 qepë e grirë

-          Piper, kripë dhe majdanoz

 

Përgatitja:

Pastrojmë në fillim karkalecat duke ruajtur kokën dhe bishtin. I shtrojmë në një tavë, e cila mund të jetë edhe prej balte. Në një tenxhere të vogël skuqim qepën dhe i hedhim të dyja salcat e domates. I hedhim kripën dhe piperin. Presim sa të ulet vëllimi i salcës dhe të ngelet ¼ e saj. Me salcën që përgatitëm mbulojmë karkalecat që i kemi vendosur në tavë dhe më pas sipër i he3dhim një shtresë me djathë feta të tharmuar. Tavën e mbulojmë me letër alumini dhe e pjekim në furrë për 40 minuta në temperaturë 200 gradë celsius. E shërbejmë një pjatancë dhe sipër e zbukurojmë me majdanoz të grirë.

  

Lexoni me shume...

 




Tirana Art Days - Mirela Nurçe, Pranverë/Verë 2013




Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2013 Revista Elegance                                                                                                                                                                                                     nga a.b.p